Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama thotë se duhet modernizim i sistemit veterinar dhe laboratorëve në vend.
- Në një takim me operatorë të biznesit ushqimor, Rama u shpreh se punën duhet ta bëjnë ata që zbatojnë ligjin, të cilët luftojnë informalitetin në zinxhirin ushqimore.
- Rama shtoi se BE është e gatshme për mbështetje me binjakëzim në sistemin e tyre.
Kryeministri Edi Rama thotë se duhet modernizim i sistemit veterinar dhe laboratorëve në vend. Në një takim me operatorë të biznesit ushqimor, Rama u shpreh se punën duhet ta bëjnë ata që zbatojnë ligjin, të cilët luftojnë informalitetin në zinxhirin ushqimore. Rama shtoi se BE është e gatshme për mbështetje me binjakëzim në sistemin e tyre. “Ne na duhet modernizimi i sistemit veterinar, i rrjetit të laboratorëve, të cilat, as nuk mund të konsiderohen detyra, por janë zgjedhje të pashmangshme për të nesërmen tonë. Punën e bëjnë njerëzit që zbatojnë ligjin, që luftojnë informalitetin në zinxhirin ushqimor, problem që përballemi. Është luftë për shtetin e së drejtës, në një treg ku duhet të triumfojë merita e atij që është më i zoti. Detyrat janë shumë të qarta, u takojnë dy përgjegjësi. Nga njëra anë, zhvillimi i mëtejshëm i dijeve për detyrën, nga ana tjetër, ndërtimi i një praktike kontrollesh zyrtare, në bazë risku, të harmonizuara nga qendra, për t’i dhënë fund traditës së vjetër të kontrolleve të befasishme, të iniciuara nga vetë inspektorët. Kemi sot institut që kërkon mbështetje, rritje kapacitetesh, kemi gatishmërinë e BE, për ta na mbështetur me binjakëzim në sistemin aq shembullor dhe të dobishëm që kanë vendet e BE, jo thjesht për të ndarë kohë, por për të marrë dijet dhe eksperiencën. Po zhvillohen bisedime në këtë drejtim do kemi binjakëzim të AKU, qoftë të institutit të sigurisë ushqimore dhe veterinare”, theksoi ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Pikat kufitare, një pikë e dobët”/ Siguria ushqimore, Rama: S’është direktivë nga Moska, është për interesin tonë “Thertoret dhe sektori i qumështit nuk plotësojnë standardet”, Rama: Kohë kemi, ajo që më tremb është … “Integrimi në BE, thikë me dy presa për sigurinë ushqimore”/ Rama: E nesërmja do jetë fatale, për ata që s’janë të përgatitur