Plani 20-pikësh i publikuar nga Shtëpia e Bardhë përfshin armëpushim, shkëmbim pengjesh mes Hamasit dhe Izraelit, tërheqje graduale të ushtrisë izraelite, çarmatim të Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të mbikëqyrur nga një organ ndërkombëtar. “Falenderoj kryeministrin Netanyahu për mbështetjen e planit dhe besimin se së bashku mund të sjellim fundin e vdekjeve dhe shkatërrimit dhe të hapim një kapitull të ri paqeje e sigurie për rajonin,” u shpreh Trump në një konferencë të përbashkët me Netanyahun. “Falenderoj kryeministrin Netanyahu për mbështetjen e planit dhe besimin se së bashku mund të sjellim fundin e vdekjeve dhe shkatërrimit dhe të hapim një kapitull të ri paqeje e sigurie për rajonin,” u shpreh Trump në një konferencë të përbashkët me Netanyahun. Kjo është vizita e katërt e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë që prej rikthimit të Trump në pushtet, ndërkohë që shumë shtete perëndimore kanë njohur zyrtarisht Palestinën, vendim që u kundërshtua ashpër nga SHBA dhe Izraeli. Megjithatë, mungesa e Hamasit në tryezën e bisedimeve ngre pikëpyetje mbi shanset reale të këtij propozimi, ndërkohë që tanket izraelite po avancojnë më thellë në qytetin e Gazës dhe kriza humanitare vazhdon të thellohet.
Gaza Plani: Netanyahu pranon planin amerikan për paqe në Gaza