Garantimi i sezonit turistik/ Qeveria prezanton planin e masave, zv.kryeministrja Koçiu…

Garantimi i sezonit turistik/ Qeveria prezanton planin e masave, zv.kryeministrja Koçiu…

Pikat kryesore

  • Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, nga Sarandë, prezantoi planin e masave për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të suksesshëm.
  • Ajo theksoi se institucionet kanë marrë masa për menaxhimin e fluksit të turistëve në portin e Sarandës, duke shmangur vonesat dhe garantuar siguri maksimale.
  • Sipas saj, Shqipëria është vlerësuar për menaxhimin efikas të kufijve, pavarësisht rritjes së madhe të numrit të turistëve në vitet e fundit.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, nga Sarandë, prezantoi planin e masave për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të suksesshëm. Ajo theksoi se institucionet kanë marrë masa për menaxhimin e fluksit të turistëve në portin e Sarandës, duke shmangur vonesat dhe garantuar siguri maksimale. Sipas saj, Shqipëria është vlerësuar për menaxhimin efikas të kufijve, pavarësisht rritjes së madhe të numrit të turistëve në vitet e fundit. Sipas saj, masat përfshijnë shtimin e sporteleve dhe personelit në pikat kufitare, përmirësimin e sinjalistikës rrugore, lehtësimin e procedurave kufitare, kalata të dedikuara për anijet turistike dhe patrullim të vazhdueshëm në bregdet. Gjithashtu, zv.kryeministrja theksoi se shërbimi i zjarrfikësve dhe ai i urgjencës janë në gatishmëri. Më tej, Koçiu njoftoi edhe aplikimin e sistemit e-Gate në portet e Sarandës dhe Durrës, pas suksesit që ka pasur në Aeroportin “Nënë Tereza”. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, madje, në një kohë kur sistemi i ri Europian i Kontrollit Kufitar po krijon radhë dhe vonesa të mëdha në vendet e BE, Shqipëria është cilësuar nga shumë burime si një shembull për mirëmanaxhimin e kufirit dhe mungesën e radhëve. Ky shembull i vendosur nuk është rastësi, por produkt direkt i një pune shumë voluminoze të institucioneve tona. Çdo vit, plani i masave është bërë edhe më i detajuar, duke shoqëruar hap pas hapi rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve që zgjedhin si destinacion Shqipërinë. Policia e Shtetit, Policia Rrugore, Policia Kufitare, të gjithë institucionet e tjera kanë nisur dhe kanë vendosur në zbatim një plan masash duke filluar nga: -Shtimin e sporteleve dhe personelit në detyrë në pikat e kalimit kufitar. -Përmirësimin e sinjalistikës rrugore. -Caktimin e kalatave të dedikuara për anijet turistike. -Lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit. -Si dhe patrullim i vazhdueshëm i hapësirave bregdetare për të garantuar sigurinë në det nga mjetet lundruese. Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikëseve është përgatitur gjithashtu për të përballuar çdo situatë, sidomos sa i përket mundësisë së vatrave të zjarrit. Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, si dhe MSHMS, kanë zgjeruar më tej programin e tyre të suksesshëm të Qendrave Shëndetësore Verore. Ministria e Kulturës, po vendos në funksion një seri eventesh dhe ngjarjesh të larmishme kulturore. Gjithashtu institucione të tjera të varësisë si inspektoriatet, janë përgatitur për të siguruar që plani i masave të marra të zbatohet me përpikmëri. Dy fjalë dua të them dhe për sistemin e ri që shumë shpejt do të aplikohet në Portin e Sarandës dhe atë të Durrësit. Sistemi e-Gate, në Aeroportin “Nënë Tereza” ka rezultuar shumë i suksesshëm në reduktimin e kohës së kalimit të kufirit në vetëm pak minuta. Kam bindjen që edhe ky sezon turistik, me të gjithë organizimin dhe angazhimin e institucioneve tona do të garantojë që të kemi një sezon turistik të suksesshëm në të gjithë vendin. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shqipëria destinacion trend i verës/ Restless: Midis 15 vendeve më të veçanta në Europë Turizmi në “sitën” e tatimeve/ Gati plani për formalizimin e sektorit Ura e Bratit, atraksion turistik/ Projekti i Këshillit të qarkut të Vlorës, investim 32 milion lekë

Lini një Përgjigje