/ Gara për kreun e SPAK, Klodian Braho paraqet platformën: Do mbroj pavarësinë e…

/ Gara për kreun e SPAK, Klodian Braho paraqet platformën: Do mbroj pavarësinë e…

Pikat kryesore

  • “Sa i përket planit të organizimit e kam ndarë në disa pika: Nëse do të jem drejtues do të marr masat për ndjekjen e strategjive aktuale.
  • Ka nevojë për krijimin e një sektori për analizën e informacionit dhe përshtatja me sektorë të ngjashëm në vendet e tjera”, tha ai.
  • Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës.

VIDEO/ Gara për kreun e SPAK, Klodian Braho paraqet platformën: Do mbroj pavarësinë e prokurorëve, grupe hetimor në rast ngarkese Prokurori Klodian Braho është i fundit në radhë ndër kandidatët që prezantoi platformën e tij në garë për kreun e SPAK. Para anëtarëve të KLP, Braho tha se nëse zgjidhet drejtues i Prokurorisë së Posaçme do të fokusohet në organizimin e institucionit me qëllim mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve dhe mbështetjen e tyre në ushtrimin e detyrës. “Sa i përket planit të organizimit e kam ndarë në disa pika: Nëse do të jem drejtues do të marr masat për ndjekjen e strategjive aktuale. Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale, garantoj zbatimin e parimit të barazisë, do të kryej veprime të nevojshme për të mbrojtur pavarësinë e prokurorëve të posaçëm, do të mbështes prokurorët në ushtrimin e detyrës, në rast ngarkese do të procedohet me krijimin e grupeve hetimore, vendimet e prokurorëve nuk janë personale por janë qëndrime të institucionit. Ka nevojë për krijimin e një sektori për analizën e informacionit dhe përshtatja me sektorë të ngjashëm në vendet e tjera”, tha ai. PROFIL Klodian Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007. Ka pasur këto detyra: 14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. 2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. 2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. 2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). loading…

Lini një Përgjigje