Gara për kreun e PD, Ervin Salianji zyrtarizon kandidaturën dhe prezanton platformën:…

Gara për kreun e PD, Ervin Salianji zyrtarizon kandidaturën dhe prezanton platformën:…

Pikat kryesore

  • Ervin Salianji ka zyrtarizuar kandidimin e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke sfiduar kështu Sali Berishën në zgjedhjet e 23 majit.
  • Salianji po ashtu ka hartuar dhe një platformë për drejtimin dhe bërjen e PD-së, fituese sipas tij.
  • Një nga pikat kryesore të platformës është transformimi i brendshëm i partisë, përmes zgjedhjes së kryetarit me parimin “një anëtar një votë”, kufizimit të mandateve dhe hapjes së listave të kandidatëve për deputet.

Ervin Salianji ka zyrtarizuar kandidimin e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke sfiduar kështu Sali Berishën në zgjedhjet e 23 majit. Salianji po ashtu ka hartuar dhe një platformë për drejtimin dhe bërjen e PD-së, fituese sipas tij. Në dokumentin e prezantuar, Salianji thekson se Partia Demokratike duhet t’i rikthehet “vlerave të saj themeluese”, duke u shndërruar në një forcë politike moderne, të hapur dhe të aftë për të fituar zgjedhjet ndaj Partisë Socialiste. Sipas tij, PD duhet të bëhet promotore e lirisë, shtetit të së drejtës, cilësisë së qeverisjes dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe të forcojë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nga pikat kryesore të platformës është transformimi i brendshëm i partisë, përmes zgjedhjes së kryetarit me parimin “një anëtar një votë”, kufizimit të mandateve dhe hapjes së listave të kandidatëve për deputet. Salianji propozon gjithashtu kuota të detyrueshme për përfaqësimin e grave, të rinjve dhe diasporës, si dhe një rol më të madh për anëtarësinë në vendimmarrje. Platforma përfshin edhe thirrje për bashkimin e opozitës si kusht për rotacionin politik, si dhe mbështetje të fortë për institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un, si pjesë e luftës kundër korrupsionit. Platforma e Salianjit Partia Demokratike duhet t’i rikthehet vlerave të saj themeluese. Ajo duhet të bëhet promotore e lirisë, promotore e cilësisë, promotore e përgjegjësisë, promotore e ndryshimit, promotore e shtetit të së drejtës, promotore e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe garante e Partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.. Duke bërë këtë kapërcim cilësor ajo do të hapet, do të modernizohet,, do të fitojë. Kjo është pritshmëria e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve që presin të bashkohen rreth saj: Partia Demokratike duhet sjellë rotacionin duke fituar kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Ajo duhet të frymëzojë ndryshimin dhe të çoj mbi 800.000 votues në kutitë e votimit në mbështetje të saj dhe forcave opozitare. Partia Demokratike duhet të shohë veten sërish si një parti masash dhe jo parti individi. Nëse kjo nuk ndodh ajo do tkurret, do zvogëlohet, dhe do rrezikojë të shuhet. Demokratët, dhe veçanërisht përfaqësuesit e tyre që nuk reagojnë, i, kanë bërë llogaritë gabim me kohën dhe me ndërgjegjen. Fati i Partisë Demokratike është i lidhur ngushtë me fatin e Shqipërisë. Përgjegjësia historike do të peshojë si gur i rëndë në kurrizin e të gjithë atyre që do të heshtin apo shmangen. Kjo platformë nis nga një bindje e qartë: Shqipëria nuk meriton të mbetet më në tranzicion. Shqipëria do të lërë pas tranzicionin ditën që ajo të nënshkruajë aktin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ky akt duhet të firmoset nga Partia Demokratike. Ky akt nuk do të firmoset as nga Edi Rama dhe as nga Sali Berisha. Partia Demokratike duhet të lërë pas të shkuarën dhe të shohë drejt të ardhmes. Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike. Ai është udhëheqësi i ndryshimeve në vitin 1990, ai është udhëheqës i fitoreve të Partisë Demokratike dhe këto merita do t’i njihen përjetësisht. Por koha e tij ka mbaruar. Ai sot ai është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar. Por koha e tij ka tejkaluar. Ai sot është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar. Ai sot është i vjeteruar, i vonuar, i izoluar nderkombetarisht dhe i pafuqishëm për të frymëzuar dhe për të mobilizuar per shkak te mosmbajtjes se premtimeve dhe konsumimit prej pushtetit te panderprere prej 36 vitesh. Ai pengon bashkimin e shqiptarëve me PD në emër të rotacionit. Ai pengon bashkimin e të gjithë forcave opozitare nën udhëheqjen e Partisë Demokratike. Sali Berisha duhet të bëj një hap pas dhe të ndihmojë Partinë Demokratike të rimëkëmbet, ripërtërihet dhe të fitojë. Vizioni i Partisë Demokratike për Shqipërinë duhet të jetë një vend që funksionon mbi standarde europiane, ku qytetari ndjen siguri, drejtësi dhe mundësi reale për të ndërtuar jetën e tij. Ku familja qëndron në qendër të çdo vendimarrje. Një Shqipëri normale, me një shtet të vogël e të përgjegjshëm që garanton e përkujdeset për shtetasit e tij. Integrimi europian nuk duhet të trajtohet si slogan politik, por si një proces përmbajtësor dhe kulturor që prek çdo sektor, nga ekonomia, te drejtësia, administrata publike, tek të drejtat e njeriut dhe demokracia.. Partia Demokratike duhet të jetë fuqia që e çon vendin drejt këtij standardi, me përfaqësim cilësor, me politika konkrete, dhe me besueshmëri ndërkombëtare. Për ta bërë këtë ajo duhet të ndryshojë. Nga ndryshimi i Partisë Demokratike kalon kursi i ri i Shqipërisë. Unë kësaj përgjegjësie nuk i shmangem. Kandidimi im është një vetëdije se gjithçka është thënë më lart është e vërtetë,, i bindur se ky vendim i vështirë, por i drejtë është rruga e vetme për ndryshimin e Partisë Demokratike dhe ardhjen saj në pushtet. Mandati i Kryetarit të Partisë Demokratike Partia Demokratike duhet të garantojë identitetin e saj si Parti Masash. Kryetari i Partisë Demokratike ka përgjegjësinë kryesore për rezultatin zgjedhor të Partisë Demokratike. ⚫ Kryetari i Partisë është kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike. ⚫ Në çdo rast kur ai vendos ta delegojë këtë përgjegjësi, ai duhet të marrë miratimin e organit më të lartë vendimarrës të Partisë Demokratike. -Përjashtim nga ky rast është kur kryetari është Kryeministër. Nëse Kryetari i Partisë humbet zgjedhjet duke qenë në detyrën e Kryeministrit atij i mbaron mandati menjëherë, pa të drejtë rikandidimi. – Kjo normë është e detyrueshme edhe nëse kryetari nuk e ka ushtruar mandatin e dytë. 2. Hapja e Partisë, përfaqësimi dhe listat e kandidatëve për deputet Kriza e besimit ndaj politikës dhe në këtë rast Partisë Demokratike lidhet drejtpërdrejt me mungesën e transparencës në vendimarrje, me mungesën e përfaqësimit dhe mungesën e shanseve të barabarta. Partia Demokratike duhet të shndërrohet në një organizatë politike moderne, ku vendimmarrja nuk është e centralizuar, por e shpërndarë dhe e konsultuar sipas përgjegjësive të drejtuesve dhe anëtarëve të saj. Partia Demokratike duhet të bëhet magnet për ekspertët dhe profesionistët, duke ndërtuar një elitë politike që jo vetëm fiton zgjedhje, por bind se mund të qeverisë me kompetencë. Hapja nuk është vetëm proces formal, por kulturë politike: përfshirje reale, debat i brendshëm dhe respekt për mendimin ndryshe.

Lini një Përgjigje