Deklarata e bërë nga Selin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku ajo etiketoi mirditorët dhe dibranët si “të pabesë”, vijon të shkaktojë reagime të forta në publik.
Pas reagimit të Adrola Dushi, kësaj çështjeje i është bashkuar edhe reperi G-Bani, i cili ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale. Në deklaratën e tij, ai jo vetëm që kritikoi fjalët e banores, por hodhi edhe akuza të drejtpërdrejta ndaj produksionit të formatit.
Sipas G-Bani, deklarata e Selinës nuk është thjesht një mendim individual, por mund të jetë e ndikuar nga prapaskena e produksionit:
“Kam marrë shumë mesazhe për këtë deklaratë… nuk jam marrë personalisht me të, sepse e kuptoj që është dora e produksionit që i ka ngel hatri me ndonjë dibran/mirditor dhe godet përmes Selinës,” u shpreh ai.
Përtej akuzave, reperi i doli në mbrojtje historisë dhe vlerave të këtyre dy trevave, duke theksuar rolin e tyre në identitetin shqiptar. Ai solli edhe referenca historike, duke përmendur figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu si simbol të traditës dhe besës.
Me tone të forta, G-Bani kritikoi ashpër deklaratat e Selinës dhe bëri një krahasim të drejtpërdrejtë mes vlerave tradicionale dhe sjelljeve që, sipas tij, bien ndesh me to.
Ky reagim ka shtuar edhe më shumë polemikat rreth situatës, duke e kthyer në një debat të gjerë publik që shkon përtej dinamikave të lojës në Big Brother VIP Albania 5.