Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin Një falenderim për Sinan Idrizin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin Një falenderim për Sinan Idrizin

Pikat kryesore

  • Një falenderim për Sinan Idrizin, në emër të dy fëmijëve, Eva dhe Endrit Dumani.
  • Ne foto Sinan Idrizi me Endrin duke e nxjerrë nga Siria në vitin 2020.
  • Mesnatën e 4 shkurtit, dhjetë ditë më parë, Xhetan Ndregjoni më zgjoi nga gjumi duke më kërkuar ndjesë që shkruante aq vonë, por mesazhi ishte befasues.

Një falenderim për Sinan Idrizin, në emër të dy fëmijëve, Eva dhe Endrit Dumani. Ne foto Sinan Idrizi me Endrin duke e nxjerrë nga Siria në vitin 2020. Sot solli në Shqiperi dhe Eva Dumanin. Mesnatën e 4 shkurtit, dhjetë ditë më parë, Xhetan Ndregjoni më zgjoi nga gjumi duke më kërkuar ndjesë që shkruante aq vonë, por mesazhi ishte befasues. “Kjo është dita më e gjatë e jetës sime. Jam me mbesën në Turqi dhe më duhet ndihma jote ta sjell në Tiranë.” Bëhet fjalë për mbesën e tij të mbetur peng në Siri, Eva Dumani. Më çoi disa video duke u përqafuar me të pasi e kishte kaluar ilegalisht nga kufiri Siri–Turqi. Për mua, që kisha 12 vjet që ndiqja përditë dramën e tij dhe përpjekjet mbinjerëzore për t’i kthyer dy fëmijët e motrës rrëmbyer nga babai xhihadist në Siri, ishte një çlirim i madh. I telefonova dhe u sqarova ku ishte problemi. Eva tani kishte shpëtuar nga kampi i tmerrshëm sirian, por ishte ilegale në Turqi. Kthimi i saj në Shqipëri tani ishte një kalvar i gjatë burokracish që mund ta dështonte gjithë mrekullinë që kishte ndodhur. Në vjeshtën e vitit 2014, babai i Endrit dhe Eva Dumanit i kërkoi bashkëshortes së tij një akt noterial për të udhëtuar me fëmijët drejt Malit të Zi për fundjavë. Të nesërmen ai u gdhi në Stamboll, në rrugë drejt Sirisë. Familja e alarmuar u përpoq të ndalonte udhëtimin e mëtejshëm të fëmijëve, por pa sukses. Xhetan Ndregjoni, daja i fëmijëve të marrë peng në Siri, më kërkoi ndihmë atëherë që autoritetet shqiptare të mund të kontaktonin me ato turke për ta ndalur. Kryeministri Edi Rama u angazhua personalisht pasi ia shpjegova, por ishte vonë dhe e pamundur. Prokuroria turke nuk mund ta mbante të ndaluar më shumë se 48 orë, ndërkohë që pala shqiptare duhej të paraqiste një bazë ligjore për ta penguar. Kështu, fëmijët mbërritën me babanë e tyre xhihadist në frontin e luftës në Siri. Pak kohë më pas, babai i tyre u vra dhe Eva, 9 vjeçe, së bashku me vëllain 7-vjeçar, mbetën vetëm në Siri. Ata ishin viktima të zgjedhjes që kishte bërë babai i tyre. Pas vitit 2019, me shkatërrimin territorial të ISIS-it, shumë gra dhe fëmijë përfunduan në kampet e kontrolluara nga forcat kurde në verilindje të Sirisë. Edhe Eva dhe Endri përfunduan në Al-Hol. Qeveria shqiptare, sidomos pas vitit 2020, nisi operacione për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Procesi ishte i vështirë për shkak të mungesës së dokumenteve, situatës së paqëndrueshme të sigurisë, negociatave me administratën kurde dhe verifikimeve të identitetit.

Lini një Përgjigje