Pikat kryesore
- Terminali i autobusave interurban pritet të inaugurohet në javët në vazhdim në Sarandë.
- Projekti me vlerë mbi 573 milion lekë është investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili synon të zgjidhë njëherë e përgjithmonë kaosin e transportit publik në qytetin bregdetar.
- Për këtë qëllim terminali është ndërtuar në hyrje të qytetit.
Terminali i autobusave interurban pritet të inaugurohet në javët në vazhdim në Sarandë. Projekti me vlerë mbi 573 milion lekë është investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili synon të zgjidhë njëherë e përgjithmonë kaosin e transportit publik në qytetin bregdetar. Për këtë qëllim terminali është ndërtuar në hyrje të qytetit. “Hapja e terminalit për mua është një gjë shumë pozitive, e para do t’u shërbejë më mirë qytetarëve për këtë transport dhe do të lehtësojë dhe punën tonë si subjekt që merremi me transportin e udhëtarëve. Ne dy gjëra duhet të ketë kujdes bashkia, e para që të ketë akses të lëvizjes së qytetarëve deri në terminal sepse është në dalje të qytetit”, shprehet një qytetar, Për qytetarët zhvendosja e autobusave interurban nga qendra e qytetit drejt terminalit në Qafë Gjashtë shihet si lëvizje pozitive, por nuk e fshehin shqetësimin e mungesës së një linje urbane. “Detyrimisht do të jetë një gjë e mirë përderisa e kanë menduar kështu, lehtësohet edhe qarkullimi i autobusave këtu brenda për brenda. Për lëvizjen e popullsisë ka fugona, ka taksira, që i çojnë te terminali, gjë e mirë do të jetë”, tha për ABC News, një qytetar tjetër. Nga ana tjetër, për taksixhinjtë terminali në hyrje të qytetit është një lajm i mirë, ndërsa përfaqësuesi i sindikatës së tyre thotë se me inaugurimin e terminalit presin të kenë më shumë punë. “Do funksionojë në të mirën e qytetarëve të Sarandës, dhe për turizmin, të shkojnë në terminal gjithë autobusët e linjave dhe taksitë kanë përparësi për punë akoma më të mirë, se në një qytet turistik autobusët nuk lejohen. Shpresojmë të hapet nga data 1 deri në 15 maj”, u shpreh Arben Abazaj, përfaqësues i sindikatës së taksive. Në terren i është dhënë dora e fundit e punimeve, për të zgjidhur një nga problemet madhore që shoqërojnë Sarandën gjatë sezonit turistik dhe jo vetëm. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!