FOTOLAJM / Dhëndri i Donald Trump mbërrin në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për…

FOTOLAJM / Dhëndri i Donald Trump mbërrin në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për…

Pikat kryesore

  • Dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Jared Kushner, ka mbërritur sot në qytetin e Vlorës.
  • Vizita e tij është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga një delegacion, ndërsa lëvizjet e tij janë monitoruar nga automjete policie.
  • Kushner është parë duke lëvizur në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm për të diskutuar mbi mundësinë e një investimi në ishullin strategjik të Sazanit.

Dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Jared Kushner, ka mbërritur sot në qytetin e Vlorës. Vizita e tij është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga një delegacion, ndërsa lëvizjet e tij janë monitoruar nga automjete policie. Kushner është parë duke lëvizur në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm për të diskutuar mbi mundësinë e një investimi në ishullin strategjik të Sazanit. Pamjet e mbërritjes së tij janë siguruar nga RTSH, ku Kushner shfaqet i shoqëruar nga disa automjete policie. Gazetarja e RTSH, Afrovita Hysaj, raporton se takimi i Kushner nuk do zhvillojë takim me përfaqësues të pushtetit vendor apo qendror, por me një studio arkitekturore. Sipas saj, diskutimet do të fokusohen në mënyrën e realizimit të projektit dhe detajet e investimit të mundshëm në ishullin strategjik të Sazanit. Takimi po zhvillohet në zonën e Molit të Naftës, në Ujë të Ftohtë, ku delegacioni i Kushner po shqyrton mundësitë konkrete të projektit, nvestimit në ishullin e Sazanit.

Lini një Përgjigje