Pikat kryesore
- Një aksident tragjik me vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
- Sipas njoftimit të policisë, një 20-vjeçar i cili drejtonte një automjet ka përplasur për vdekje një 48-vjeçar i cili lëvizte me me motor.
- Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Një aksident tragjik me vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, një 20-vjeçar i cili drejtonte një automjet ka përplasur për vdekje një 48-vjeçar i cili lëvizte me me motor. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i Policisë: “Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.”, njofton Policia.