FOTO/ U bë meme në rrjetet sociale, nuk do ta besoni sa kushton xhaketa e Ledion Liços!

Ledion Liço shpesh komentohet në rrjetet sociale për paraqitjet dhe veprimet e tij. Moderatori i njohur bëhet shpesh “meme” për lëvizjet dhe kërcimet e tij gjatë spektakleve televizive, por edhe për frazat e tij të spikatura.

Kësaj here, vëmendjen nuk e mori një moment i tij në skenë, por veshja e tij. Konkretisht, një xhaketë e zezë me detaje unike, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Xhaketa e Ledionit është e markës Dolce & Gabbana dhe vlera e saj është marramendëse. Sipas platformës prestigjioze të modës “Farfetch”, ajo kushton 3,295 euro.

Ndonëse një zgjedhje luksoze, Ledioni ka dëshmuar disa herë se di si të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij në ekran. Një gjë është e sigurt: stili i tij nuk kalon kurrë pa u komentuar!

Lini një Përgjigje