Pikat kryesore
- Durrësi është tronditur sot nga një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen rëndë të në tjetri, të gjithë 10-vjeç.
- Fëmijët kanë qenë duke luajtur në trotuar, pranë shtëpive të tyre në lagjen 15 të qytetit, kur Nikoll Radaçi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe i ka marrë para.
- Dy prej fëmijëve kanë humbur jetën në vend, ndërsa i treti është transportuar drejt Traumës, në gjendje të rëndë.
Durrësi është tronditur sot nga një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen rëndë të në tjetri, të gjithë 10-vjeç. Fëmijët kanë qenë duke luajtur në trotuar, pranë shtëpive të tyre në lagjen 15 të qytetit, kur Nikoll Radaçi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe i ka marrë para. Dy prej fëmijëve kanë humbur jetën në vend, ndërsa i treti është transportuar drejt Traumës, në gjendje të rëndë. Mësohet se një nga viktimat dhe i plagosuri janë kushërinj të parë. Ndërsa fëmija tjetër që ka humbur jetën, mësohet se jetonte me të afërm, pasi prindërit i ka në Itali, pasi babai i tij po kurohej prej një sëmundjeje. Në vendin e ngjarjes kanë qenë katër fëmijë, por për fat të mirë, njëri prej tyre ka arritur që të shmanget dhe nuk është përplasur nga automjeti.