Fortifikimi i Komlikut, vlerë e rrallë arkeologjike/ Lezhë, studiuesit kërkojnë gërmime…

Fortifikimi i Komlikut, vlerë e rrallë arkeologjike/ Lezhë, studiuesit kërkojnë gërmime…

Pikat kryesore

  • Fortifikimi i lashtë i Komlikut, në Ungrej te Lezhës, ka tërhequr vazhdimisht interesin e studiuesve të trashëgimisë kulturore për rëndësinë që mbart.
  • Sipas historianit Paulin Zefi, ky fortifikim ka vijuar të jetë i banuar dhe funksional edhe në periudhën e Mesjetës së Hershme, çka mbështetet nga fragmentet e qeramikës të gjetura në sipërfaqe.
  • Ky sit shihet si një mundësi për zhvillimin e turizmit kulturor nga Bashkia e Lezhës.

Fortifikimi i lashtë i Komlikut, në Ungrej te Lezhës, ka tërhequr vazhdimisht interesin e studiuesve të trashëgimisë kulturore për rëndësinë që mbart. Strukturat mbrojtëse sipas specialisteve i përkasin shekullit V para erës sonë ndërsa materialet arkeologjike të periudhës së bronzit dëshmojnë për një histori shumë më të hershme të këtij vendbanimi, që shkon deri në 3 mijë vite më parë. Sipas historianit Paulin Zefi, ky fortifikim ka vijuar të jetë i banuar dhe funksional edhe në periudhën e Mesjetës së Hershme, çka mbështetet nga fragmentet e qeramikës të gjetura në sipërfaqe. Ky sit shihet si një mundësi për zhvillimin e turizmit kulturor nga Bashkia e Lezhës. Specialistët theksojnë nevojën për nisjen e gërmimeve të mirëfillta arkeologjike dhe ndërhyrjeve konservuese, me qëllim dokumentimin e plotë të vlerave të sitit, përcaktimin e saktë të periudhave të tij të zhvillimit dhe përfshirjen në listën e monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Besnik Pjetrin Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të përgatitemi për të vendosur tarifa për turistët Shpërthim brenda një lokali në qendër të Lezhës, dëmtohen disa biznese dhe makina

Lini një Përgjigje