Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

Pikat kryesore

  • Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi foli në Konferencën e FIAA (Shoqata e Investitorëve të huaj në Shqipëri), për transforminin që ka pësuar sektori energjitik në vend dhe aspiratat në këtë drejtim.
  • Këtë fushë, e quajti më të ndjeshmen nga zhvillimet gjeo-politike, duke theksuar se përballë sfidave të reja, duhet vendimmarje e shpejtë.
  • “Kemi forcuar institucionet, kemi moderinizuar prodhimin, por mbi të gjitha kemi ndërtuar një partneritet real me sektorin energjitik.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi foli në Konferencën e FIAA (Shoqata e Investitorëve të huaj në Shqipëri), për transforminin që ka pësuar sektori energjitik në vend dhe aspiratat në këtë drejtim. Këtë fushë, e quajti më të ndjeshmen nga zhvillimet gjeo-politike, duke theksuar se përballë sfidave të reja, duhet vendimmarje e shpejtë. “Kemi forcuar institucionet, kemi moderinizuar prodhimin, por mbi të gjitha kemi ndërtuar një partneritet real me sektorin energjitik. Kontributi i investitorëve vendas dhe të huaj ka qenë vendimtar në këtë transformim. Viti 2019 ishte kyç për momentin e zhvillimi të këtij sektori. Nga një varësi ttoale te burimet hidrike, sot projektet fotovoltaike kanë sjellë standarde të terja për Shqipërinë” , u shpreh ministri. “Kemi projekte të ndërtuara nga zhvillimi i ankandeve fotovoltaike, rreth 10% e prodhimit vendas vjen nga energjia diellore” , deklaroi ai. “Duhet ndërlidhje me tregjet europiane!” , nënvizoi Karakaçi, duke përmendur projektet me Maqedoninë e Veriut apo Italinë, sa i takon transmetimit në sektorin energjitik. Ministri tha se nevojitet një Fond Emergjence më efektiv për Energjinë, ndërsa vuri theksin edhe te mungesa e burimeve njerëzore në sektor. “Kemi vendosur krijimin e Akademisë së Energjisë, kemi bashkëpunim me BERZH-in, i përmend financuesit ndërkombëtarë, jo për qëllim emocioni, sepse ata janë këtu për hua dhe grante, por sepse jam i qartë se çdo projekt këtu apo çdo politikë është i suksesshëm nëse është i financueshëm” , shtoi më tej. Paralajmëroi projekte madhore inovative. “Në 3-mujorin e tretë të 2026-ës, do të jetë ankandi i ri për prodhime gjeneruese të rinovueshme me asistencën e BERZH-it. Do të ketë një lloj fleksibiliteti sa i përket sistemit energjitik”, përfundoi ministri.

Lini një Përgjigje