Foltorja e Salianjit, takim me strukturat e PD në Durrës, të pranishëm Alimehmeti dhe…

Foltorja e Salianjit, takim me strukturat e PD në Durrës, të pranishëm Alimehmeti dhe…

Pikat kryesore

  • Nis takimi i ish-deputetit të PD Ervin Salianji me strukturat e partisë në Durrës.
  • Sic shihet nga pamjet, salla është mbushur plot me demokratë, teksa të tjerë qëndrojnë jashtë.
  • “Unë do të jem në cdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternative që e mund Edi Ramën dhe bëhet alternativë qeverisëse.

Nis takimi i ish-deputetit të PD Ervin Salianji me strukturat e partisë në Durrës. Sic shihet nga pamjet, salla është mbushur plot me demokratë, teksa të tjerë qëndrojnë jashtë. Pak para takimit, Salianji u shpreh për mediat se është shumë e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen. “Unë do të jem në cdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternative që e mund Edi Ramën dhe bëhet alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD, dy kryetarët e PD të zgjedhur, sekretari i degës dhe lista e personave më të votuar në Durrës”, tha Salianji. Krahas qindra të pranishmëve, takimit i janë bashkuar edhe Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.

Lini një Përgjigje