Në fillim të vitit të ri shkollor, Florina, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën në një ngjarje tragjike më 18 nëntor 2024, ndau një mesazh emocionues në rrjetet sociale. Ajo shprehu se ky vit është veçanërisht i vështirë, pasi do ta kalojë pa praninë e djalit të saj, duke theksuar se çdo ditë e kalon e përjeton një dhimbje në rritje. Në postimin e saj, Florina kujton se tragjedia do të kishte mundur të shmangej, duke i akuzuar mësuesit për neglizhencë dhe për mosveprim në kohë. Ajo thekson se nuk ishte informuar për konfliktin që djali i saj kishte me bashkëmoshatarin Mario Përlleshaj, një situatë që, sipas saj, mund të kishte parandaluar ngjarjen fatale.
Florina, nëna e Martin Canit, ndan mesazhin prekës për vitin e ri shkollor