Flet: motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj…

Flet: motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj…

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Albania duke rrëfyer dhimbjen dhe dyshimet e saj rreth ngjarjes tragjike. Ajo shprehet e prekur se vëllai i saj nuk kishte asnjë precedent penal dhe ishte një person i qetë, pa konflikte apo armiqësi me askënd. Ajo shton se ka folur me të vetëm një ditë përpara vrasjes dhe kishte pritur të fliste sërish në darkë, por kjo nuk ndodhi. “Asnjë gjë nuk dimë, asgjë nuk na kanë thënë. Nuk është e lehtë ta fusësh në mendje këtë.” -shprehet ajo. Mariza thotë gjithashtu se babai i tyre nuk është lejuar të shohë trupin e vëllait kur u transportua, ndërsa ambulanca ka vonuar rreth një orë për të mbërritur në vendin e ngjarjes. Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Shkodrës, te “Kinema Republika”, ku Kristian Kola po pinte kafe kur u qëllua me armë zjarri nga dy autorë të panjohur, të cilët e lanë të vdekur në vend.

Lini një Përgjigje