Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

Pikat kryesore

  • Mes kaosit, flakadanëve, përplasjeve me gardën dhe akuzave është mbyllur seanca e fundit parlamentare për këtë vit.
  • Mes këtij kaosi është bërë edhe betimi i Avokatit të Popullit Endri Shabani.
  • Me propozim të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, deputetët kanë kaluar në votimin e prezencës dhe më pas projektligjeve për të mbyllur më tej seancën.

Mes kaosit, flakadanëve, përplasjeve me gardën dhe akuzave është mbyllur seanca e fundit parlamentare për këtë vit. Mes këtij kaosi është bërë edhe betimi i Avokatit të Popullit Endri Shabani. Me propozim të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, deputetët kanë kaluar në votimin e prezencës dhe më pas projektligjeve për të mbyllur më tej seancën. Salla e parlamentit është mbushur me tym për shkak të flakadanëve dhe përplasja e dhunshme mes deputetëve dhe punonjësve të gardës ka vijuar, duke mos lejuar vijimin normal të seancës. Gjatë gjithë kohës kreu i PD-së Sali Berisha ka qëndruar në këmbë duke kaluar në lidhje live nga parlamenti. Kreu i Kuvendit përjashtoi nga seanca dy deputetë të PD-së Klevis Balliu dhe Flamur Noka.

Lini një Përgjigje