Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

Pikat kryesore

  • Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi mbrëmjen e së premtes deputetët dhe qytetarët e shtruar në urgjencën e QSUT, të lënduar nga përplasja me policinë.
  • Berisha vizitoi deputetët Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu, si dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja.
  • Duke folur për mediat, Berisha tha se Kalaja është goditur me shkop gome në pjesën e pasme të kokës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi mbrëmjen e së premtes deputetët dhe qytetarët e shtruar në urgjencën e QSUT, të lënduar nga përplasja me policinë. Berisha vizitoi deputetët Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu, si dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja. Duke folur për mediat, Berisha tha se Kalaja është goditur me shkop gome në pjesën e pasme të kokës. “Policia ka hedhur granata zhurmuese dhe shishe molotov ndaj protestuesve. I garantoj mercenarët e Edi Ramës se do përgjigjen për këto akte antiligjore dhe krime të shëmtuara ndaj protestuesve paqësorë”.

Lini një Përgjigje