Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, reagimi i tyre ()

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, reagimi i tyre ()

Pikat kryesore

  • Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga jashtë për disa prej ngjarjeve më të diskutuara që kanë ndodhur gjatë periudhës së izolimit të tyre.
  • Gjatë spektaklit, fermerëve iu transmetua një përmbledhje me disa prej zhvillimeve që kanë dominuar aktualitetin në javët e fundit.
  • Teksa ndiqnin kronikën, finalistët u dukën të përqendruar dhe të habitur nga ajo që po shihnin.

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga jashtë për disa prej ngjarjeve më të diskutuara që kanë ndodhur gjatë periudhës së izolimit të tyre. Gjatë spektaklit, fermerëve iu transmetua një përmbledhje me disa prej zhvillimeve që kanë dominuar aktualitetin në javët e fundit. Mes tyre ishin edhe pamjet nga protestat në Zvërnec, përfshirë momentin që ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale ku një protestues shihet duke u tërhequr zvarrë nga forcat private të sigurisë, si dhe protestat e mëvonshme të zhvilluara në Tiranë me pjesëmarrje jashtzakonisht të lartë qytetarësh. Teksa ndiqnin kronikën, finalistët u dukën të përqendruar dhe të habitur nga ajo që po shihnin. Reagimet dhe mimikat e tyre tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut, i cili komentoi gjerësisht momentin në rrjetet sociale. https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/06/SaveClip.App_AQPb-dUvXHxSMJTwV3gYwybMzE51aGrDFO4nZNE3F22uk5_SfB_MwFoIzT2uzHOdzhjIvuyn2Drh_giABf1mtREFDx6md8dZQ91KVWk.mp4

Lini një Përgjigje