Fillime të zjarrta dhe zhgënjime të papritura”, sjell kjo javë për të gjitha shenjat e…

Fillime të zjarrta dhe zhgënjime të papritura”, sjell kjo javë për të gjitha shenjat e…

Pikat kryesore

  • Astrologia e njohur Meri Shehu, në emisionin “Rudina”, paralajmëron një javë vendimtare për të gjitha shenjat e horoskopit.
  • Me hyrjen e Marsit në Bricjap më 15 dhjetor dhe Hënën e re në Shigjetar më 20 dhjetor, hapet një cikël i ri i zjarrtë, plot ambicie, udhëtime, romancë dhe fillime të reja, por edhe me doza pasigurie e zhgënjimi.
  • Sipas Meri Shehut, kjo është një periudhë që kërkon guxim, por edhe kujdes në vendime, sepse prapa optimizmit mund të fshihen prapaskena apo keqkuptime.

Astrologia e njohur Meri Shehu, në emisionin “Rudina”, paralajmëron një javë vendimtare për të gjitha shenjat e horoskopit. Me hyrjen e Marsit në Bricjap më 15 dhjetor dhe Hënën e re në Shigjetar më 20 dhjetor, hapet një cikël i ri i zjarrtë, plot ambicie, udhëtime, romancë dhe fillime të reja, por edhe me doza pasigurie e zhgënjimi. Sipas Meri Shehut, kjo është një periudhë që kërkon guxim, por edhe kujdes në vendime, sepse prapa optimizmit mund të fshihen prapaskena apo keqkuptime. “Kjo është një javë e rëndësishme. Jemi në mes të dhjetorit, sot në datën 15 futet Marsi në shenjën e Bricjapit. Kjo është një ndërhyrje shumë e fuqishme, sepse Marsi në Bricjap është në një pozicion shumë të rëndësishëm. Do të mirëpresim këtë javë edhe Hënën e re në Shigjetar në datën 20. Kjo është një Hënë e re, e cila do të jetë e zjarrtë si vetë shenja e Shigjetarit, ku do të na çojë larg dhe do të na japë udhëtime. Do na japë romancë dhe optimizëm, por është edhe një hënë pak delikate, sepse përballet me Neptunin, është edhe Afërdita aty, edhe Mërkuri në Shigjetar. Do ketë shumë gjera dhe ngjarje të rëndësishme të jetës së përditshme, biseda, takime. Është një fillim i zjarrtë, por që përmban edhe elementë pasigurie dhe zhgënjimi nga mbrapa”, tha astrologia Meri Shehu. Por, kujdes me Hënën e re në datën 20-21, ku disa nga dëshirat e Dashëve, ato më fëmijërorët, ose më të bukurat mund të përmbysen. Çdo gjë lidhet pak me udhëtimet dhe me ligjin, mund të ketë një kthesë jo shumë të këndshme. Demi, 2 yje: Me Marsin në Bricjap kanë një lidhje të bukur, do komunikojnë me jashtë, do të udhëtojnë dhe do të duan të hapësira dhe situata të reja. Por, e keqja vjen nga Hëna e re në Shigjetar, e cila i fut në disa detyrime shpirtërore dhe ekonomike. Kështu që shumë Dem do të çekuilibrohen, ndoshta nuk do të gjejnë fitimet e duhura, ose do të zhgënjehen në një marrëdhënie personale që pretendonin shumë. Pra është disi zhgënjyese, këto ditë rreth datës 21-22-23, prandaj nuk duhet që të marrin një vendim të sigurt për jetën e tyre personale, ose të mos keqkuptohen me njerëzit e afërt. Binjakët, 4 yje: Duke qenë se janë shenja e ajrit favorizohen shumë nga Hëna e re në Shigjetar që është përballë shenjës së tyre. Do u jepet një mundësi e re Binjakëve për një fillim të ri, një partneritet të ri, për një rrugë të re, pas shijes së një zhgënjimi. Do e ndjejnë njëherë shijen e zhgënjimit. Ekonomikisht do të dalin shumë fuqishëm, do të kenë shumë shpenzime, por do të dalin shumë të fituar.

Lini një Përgjigje