Ferizaj: Arrestohen tre persona për vjedhje në dy markete

Ferizaj: Arrestohen tre persona për vjedhje në dy markete Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje në dy markete në Ferizaj, njëri në rrugën “Enver Topalli” dhe tjetri në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Rastet janë raportuar më 5 shtator 2025, rreth orës 11:00, ndërsa njësia policore ka reaguar menjëherë duke shoqëruar në stacion tre të dyshuarit.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit policorë, të cilët kanë sekuestruar produktet ushqimore të vjedhura me vlerë rreth 1700 euro.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

A., 23 vjeç Policia bëri të ditur se sendet e vjedhura janë kthyer tek pronarët e dëmtuar.

Ferizaj: Arrestohen tre persona për vjedhje në dy markete Të shtënat në Kukës, sherri mes dy të rinjve për një vend parkimi Kusari: Mosraportimi i takimit të Avokatit të Popullit me redaktorët e larguar nga ekrani, dëshmi e censurës në RTK BE-ja e gjobit Google-in me rreth 3 miliardë euro Kamberi dorëzon kërkesë për ta paisur Preshevën me targat e veta të regjistrimit Mbyllet pjesa e parë: Zvicra me “poker” ndaj Kosovës

Lini një Përgjigje