Femër dinake/ Luizi “injoron” fitoren e Selinës, ndërsa Kiara e uron!

Femër dinake/ Luizi “injoron” fitoren e Selinës, ndërsa Kiara e uron! ndodhi në…

Në festën e madhe të organizuar pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5 dhe shpalljes së Selin Bollati si fituese, nuk munguan intervistat dhe reagimet nga personazhet më të njohur të ekranit.

Për mikrofonin e emisionit She’s on Top, një ndër çiftet më të komentuar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, u pyetën nëse Selina e meritonte fitoren.

Reagimet e tyre ishin në dy kahje krejt të ndryshme, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Kiara Tito e priti lajmin me shumë pozitivitet. Ajo u shpreh se i bëhej vërtet qejfi për fitoren e Selinës, theksoi se e pëlqen si personazh dhe nuk ngurroi t’i uronte publikisht suksese në vijim.

Ndërkohë, ndryshe nga bashkëshortja e tij, Luiz Ejlli zgjodhi të mos japë një vlerësim të drejtpërdrejtë. Me stilin e tij ironik, ai deklaroi se nuk e kishte ndjekur fare finalen, pasi “po flinte gjumë”.

Kjo përgjigje nuk kaloi pa reagime në rrjetet sociale, ku shumë komentues e interpretuan si një shenjë të qartë të mungesës së interesit apo mospajtimit me rezultatin final.

Në fakt, qëndrimi i Luizit nuk është i ri. Gjatë qëndrimit të tij surprizë prej 48 orësh brenda shtëpisë së BBVA 5, ai e kishte cilësuar Selinën si një lojtare “dinake”, duke lënë të kuptohet se perceptimi i tij për të nuk ka ndryshuar as pas përfundimit të spektaklit.

Lini një Përgjigje