Pikat kryesore
- Haki Bajrami 77 vjeç ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet.
- 77 vjeçari ndodhej me një karrocë dore kur është përplasur nga një automjet.
- Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një aksident ka ndodhur në Shkodër. Haki Bajrami 77 vjeç ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet. Drejtuesi i mjetit ështê laefuar nga vendngjarja. 77 vjeçari ndodhej me një karrocë dore kur është përplasur nga një automjet. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shkodër/ Informacion paraprak Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B. Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.