Fatos Nano në gjendje tejet kritike, mbërrin në Tiranë edhe një ekip mjekësh nga jashtë

Fatos Nano në gjendje tejet kritike, mbërrin në Tiranë edhe një ekip mjekësh nga jashtë

Pikat kryesore

  • Orë kritike për shëndetin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili po lufton për jetën pas 11 ditësh në reanimacion.
  • Gazetarja e Top Story Anisa Braho ka mundur të mësojë nga mjekët e spitalit privat ku ai po mjekohet, se gjendja e tij mbetet kritike.
  • Gazetarja tha se problem për ish-kryeministrin është rizgjimi i trurit, ndërsa theksoi se në banesën e tij ai humbi ndjenjat dhe kur mbërriti ambulanca i riktheu në jetë zemrën, qarkullimin e gjakut dhe mushkëritë.

Orë kritike për shëndetin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili po lufton për jetën pas 11 ditësh në reanimacion. Gazetarja e Top Story Anisa Braho ka mundur të mësojë nga mjekët e spitalit privat ku ai po mjekohet, se gjendja e tij mbetet kritike. Gazetarja tha se problem për ish-kryeministrin është rizgjimi i trurit, ndërsa theksoi se në banesën e tij ai humbi ndjenjat dhe kur mbërriti ambulanca i riktheu në jetë zemrën, qarkullimin e gjakut dhe mushkëritë. Ndërkohë në spitalin privat në Tiranë, ka mbërritur dhe një epik i specializuar mjekësorë të huaj, të cilët po monitorojnë gjendjen shëndetësore të liderit historik të PS. “Në gjendje të rëndë. Problem për të mbetet zgjimi i trurit. Vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Pati probleme respiratore edhe dy vite më parë. Ka ardhur dhe një ekip i specializuar mjekësor përveç mjekëve të spitalit privat. Arrest kardiak respirator. U gjet pa ndjenja kur ka ardhur ambulanca. Ambulanca i ktheu në jetë zemrën, qarkullimin e gjakut dhe mushkëritë. Problem mbetet vetëm zgjimi i trurit”, tha Braho.

Lini një Përgjigje