Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat:…

Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat:…

Pikat kryesore

  • Margarita dhe Guri janë bashkëshortë që pas 43 vitesh martesë, një konflikt i rëndë i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
  • Margarita ka mësuar se një pronë në qytetin e Sarandës ku ka punuar dhe si punëtore e ndërmarrjes, ka marrë një pjesë e asaj toke, ia kanë hequr emrin dhe kanë vendosur atë të gruas së kunatit, Dautit.
  • Edhe emri i të shoqit, Gurit, është zëvendësuar me të Dautit.

Margarita dhe Guri janë bashkëshortë që pas 43 vitesh martesë, një konflikt i rëndë i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Margarita ka mësuar se një pronë në qytetin e Sarandës ku ka punuar dhe si punëtore e ndërmarrjes, ka marrë një pjesë e asaj toke, ia kanë hequr emrin dhe kanë vendosur atë të gruas së kunatit, Dautit. Edhe emri i të shoqit, Gurit, është zëvendësuar me të Dautit. Jo vetëm kaq, por rezulton se në dokumentacionin e dëshmisë së trashëgimisë, del që prindërit janë Jorgo e Krisanthi. Në të vërtetë, këta janë emrat e prindërve të Margaritës, të cilët e kanë birësuar dhe rritur si vajzën e tyre. Babai i ndjerë i Gurit quhet Nexhip dhe nëna Hatixhe, por janë zëvendësuar. Kjo do të thotë se në pronën që i takon Margaritës, gjenden kunetërit, Dauti e Agroni me bashkëshortet e tyre. Margarita e quan këtë të padrejtë sepse në fakt, ka qenë ajo që e ka ndihmuar familjen e të shoqit duke filluar nga fakti që i tërhoqi nga Koshtani i Tepelenës në qytetin e Sarandës, por sot i kanë marrë pronën. Eni Çobani: Ku e ke Hatixhenë? Guri: Hatixhe e ka ajo dhe Hatixhe do të ngelet… Eni Çobani: Hatixhenë e ke bërë Krisanthi! Margarita: Me emrin e mamasë sime! Turp t’ju vijë! Guri: Ik atje ik! Eni Çobani: Kjo është pika më interesante! E ke bërë Krisanthi dhe Nexhipin e ke bërë Jorgo! Ti e ke bërë! Ke shkuar atje, ke ndërruar emrat! Margarita: Turp të të vijë! Babai i vdekur që unë s’e kam! Turp të të vijë! Eni Çobani: 3 emisione duhen bërë me ty, 3 se 1 nuk del! Po si more, babain Nexhip, me gjithë këtë emër të bukur, e ke bërë Jorgo? Margarita: Pse më thoshe mua do t’i rregulloj, pse më thoshe? Guri: Ik atje, prit atje matanë! Do t’i rregullojmë, kam bërë denoncim në gjykatë!

Lini një Përgjigje