Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’ Në diskursin politik shqiptar sa

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’ Në diskursin politik shqiptar sa

Pikat kryesore

  • Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin Europian ngadalësohet apo ngec, instinkti i parë është të kërkohet një fajtor i brendshëm.
  • Është një refleks i njohur: përgjegjësia zhvendoset nga dinamikat komplekse ndërkombëtare tek një emër konkret në Tiranë.
  • Së fundmi, ky rol i është atribuar Belinda Ballukut, me pretendimin se ajo po pengon integrimin e vendit.

Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin Europian ngadalësohet apo ngec, instinkti i parë është të kërkohet një fajtor i brendshëm. Është një refleks i njohur: përgjegjësia zhvendoset nga dinamikat komplekse ndërkombëtare tek një emër konkret në Tiranë. Së fundmi, ky rol i është atribuar Belinda Ballukut, me pretendimin se ajo po pengon integrimin e vendit. Mund të ishte edhe kështu, por historia (kujtoj Tahirin) dhe e tashmja (pretemdimet e disa shteteve), më kundërshtojnë. Por po, patjetër që mirë apo keqqeverisja na bën vend Europian pa qenë në BE. Integrimi europian nuk është një proces linear, as një mekanizëm teknik që varet nga një individ apo një vendimmarrje e vetme ekzekutive. Ai është thellësisht politik, i ndikuar nga interesa monetare kombëtare të shteteve anëtare, nga kontekste të brendshme elektorale dhe nga balanca të ndërlikuara brenda vetë Bashkimit Europian. Në këtë kuptim, Shqipëria nuk ka qenë kurrë e vetmja që përcakton ritmin e afrimit apo largimit nga BE-ja. Mjafton të shohim rastet konkrete. Greqia ka ngritur vazhdimisht çështje që lidhen me minoritetet, duke e përdorur këtë si levë politike në raport me procesin e integrimit. Bullgaria ka bërë të njëjtën gjë, duke e kthyer temën e identitetit dhe të drejtave të pakicave në një kusht të hapur politik. Nga ana tjetër, Polonia ka shprehur rezerva që lidhen me klimën e biznesit dhe standardet ekonomike, ndërsa Austria ka pasur shqetësime të lidhura me menaxhimin e fondeve, përfshirë IPARD-in. Secili prej këtyre shteteve ka agjendën e vet, shqetësimet e veta dhe, shpesh, interesat e veta të brendshme që projektohen mbi vendet aspirante. Shpesh kanë edhe të drejtë dhe bëjnë mirë që na fshikullojnë.

Lini një Përgjigje