15-vjeçarja tentoi vetëvrasjen, moderatorja Evis Ahmeti: Rasti duhet të ishte parandaluar, në shkollë nuk kishte psikologë Në studion e News24 ishte e ftuar autorja dhe moderatorja e emisionit “Me Zemër të Hapur”, Evis Ahmeti, e cila diskutoi për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë kur një 15-vjeçare tentoi vetëvrasjen pasi bullizohej nga bashkëmoshatarët. Ajo tha se e ka përcjellur rastin me shumë keqardhje dhe se ekipi i emisionit ka filluar punën për trajtimin e rastit. Ahmeti shtoi më tej se rasti duhet të ishte parandaluar dhe sipas disa informacioneve në shkollën e 15-vjeçares nuk kishte psikologë. “Siç çdo rast që televizioni News4 ka sjellur flash, edhe rastin e Sarandës e kam përcjellur me shumë keqardhje.Ekipi i emisionit ka filluar edhe punën për trajtimin e rastit. Ne kemi përcjellur edhe shumë raste të bullizimit në emision, dhe shumica e rasteve janë nga adoleshentët nga mosha 15-17 vjeçare. Rasti i 15-vjeçares duhet të ishte parandaluar.Sipas vajzës ajo ishte bullizuar nga një bashkëmoshatar. Sipas disa burimeve të mia, tek shkolla e të miturës nuk kishte psikologë.Informaconi është i sigurt dhe vajza është akoma në shkollën 9 -vjeçare. Unë kam patur edhe një telefonatë me vajzën.Vajza mund të kishte probleme të cilat nuk mund të identifikohen. Prindërit e 15-vjeçares ishin të divorcuar,por kishin një marrëdhënie të shkëlqyer për hir të fëmijëve.Prindërit atë ditë po festonin ditëlindjen e djalit të vogël.Babai punonte në të zezë dhe nëna e saj pastruese në disa shtëpi. Rasti duhet të mediatizohet dhe rastet e tilla nuk duhet të harrohen”, tha ajo Gjatë fjalës në studio, moderatorja e emisionit “Me Zemër të Hapur” theksoi se përveç psikologut një rol kryesor kak edhe punonjësi social. Sipas saj edukimi fillon nga familja dhe më pas vjen shkolla. loading…
Evis Ahmeti shpall 15-vjeçarja tentoi vetëvrasjen, moderatorja : Rasti duhet të ishte…