Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Pikat kryesore

  • Por gara nuk ka mbaruar akoma dhe do të kisha dëshirë që t’ju ftoja të votoni numrin 5 në finale ”, shprehet Alis në video-mesazhin e dërguar për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH1.
  • Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026 do të mbahet të shtunën më 16 maj dhe Shqipëria e përfaqësuar nga Alis, do të ngjitet në skenë i pesti për të performuar “Nân”.
  • Gara e finales do të hapet nga Danimarka, ndjekur më pas nga Gjermania dhe Izraeli.

Këngëtari Alis Kallaçi, përmes një video-mesazhi dërguar në emisionin “Në Kohë Reale” është shprehur se tashmë ndodhet në finalen e madhe të Eurovizionit pas kualifikimit në gjysmë-finale, ndërsa theksoi se gara nuk ka mbaruar. “ Jemi në finale! Por gara nuk ka mbaruar akoma dhe do të kisha dëshirë që t’ju ftoja të votoni numrin 5 në finale ”, shprehet Alis në video-mesazhin e dërguar për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH1. Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026 do të mbahet të shtunën më 16 maj dhe Shqipëria e përfaqësuar nga Alis, do të ngjitet në skenë i pesti për të performuar “Nân”. Gara e finales do të hapet nga Danimarka, ndjekur më pas nga Gjermania dhe Izraeli. Finalja e Eurovision do të transmetohet drejtpërdrejtë për publikun shqiptar në RTSH1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana. Renditja e shteteve në natën finale: 01. 16. 17. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë. Nëse ndodheni në një vend jo pjesëmarrës, votimi online në esc.vote do të hapet në mesnatë dhe do të mbyllet kur fillon shfaqja live, për t’u hapur përsëri pak para se të interpretohet kënga e parë. Më pas do të mbetet e hapur gjatë gjithë shfaqjes live deri rreth 40 minuta pasi të jetë prezantuar kënga e fundit konkurruese.

Lini një Përgjigje