Ndërtimet pa leje në jug/ Aksion nga AMP, shkrihet Komisariati i Sarandës

Ndërtimet pa leje në jug/ Aksion nga AMP, shkrihet Komisariati i Sarandës

Pikat kryesore

  • Mes të arrestuarve është edhe shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, si dhe dy specialistë policie.
  • Hetimet lidhen me dyshimet për përfshirje, favorizim apo tolerim të ndërtimeve pa leje në zonat më të lakmuara turistike të jugut, kryesisht në Sarandë dhe Ksamil.

Një operacion i gjerë i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka tronditur Policinë e Sarandës, ku deri tani kanë përfunduar në pranga pothuajse të gjithë drejtuesit kryesorë të komisariatit, ndërsa burime bëjnë me dije se arrestimet kanë vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Mes të arrestuarve është edhe shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, si dhe dy specialistë policie. Hetimet lidhen me dyshimet për përfshirje, favorizim apo tolerim të ndërtimeve pa leje në zonat më të lakmuara turistike të jugut, kryesisht në Sarandë dhe Ksamil. Ndërkaq, në kërkim shefi i krimeve Sarandë, Blerim Tafciu.

Lini një Përgjigje