Është marrë vendimi tashmë… Përtej debateve që bëjmë ne

Është marrë vendimi tashmë… Përtej debateve që bëjmë ne

Pikat kryesore

  • Përtej debateve që bëjmë ne me njëri-tjetrin, debate që nuk përtojmë t’i eksportojmë edhe në Europë, duket se vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është marrë tashmë.
  • Ajo që po zhvillohet sot është më shumë procedura e domosdoshme për të mbërritur te vendimi formal.
  • Si në ato rastet kur aplikon për një vend pune vetëm për të respektuar procedurën, ndërkohë që punën e ke marrë prej kohësh.

Përtej debateve që bëjmë ne me njëri-tjetrin, debate që nuk përtojmë t’i eksportojmë edhe në Europë, duket se vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është marrë tashmë. Ajo që po zhvillohet sot është më shumë procedura e domosdoshme për të mbërritur te vendimi formal. Si në ato rastet kur aplikon për një vend pune vetëm për të respektuar procedurën, ndërkohë që punën e ke marrë prej kohësh. Kjo nuk do të thotë se standardet nuk kanë rëndësi. Por do të thotë se vendimet e mëdha gjeopolitike nuk merren vetëm duke numëruar standarde. Po të ishte vetëm çështje meritash, Shqipërisë do t’i duheshin jo katër apo pesë vjet, por ndoshta edhe tridhjetë të tjera për të arritur një pjesë të standardeve që kërkon një demokraci e konsoliduar europiane. Vendimi është politik. Është strategjik. Është marrë nga ata që vendosin. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Njësoj ndodhi edhe me anëtarësimin në NATO. A i kishim plotësuar vallë të gjitha kushtet? Jo. Madje as sot nuk mund të thuhet se i kemi përmbushur të gjitha standardet që lidhen me funksionimin e shtetit. E megjithatë u bëmë anëtarë. As tragjedia e Gërdecit nuk e ndaloi atë proces. Prandaj procesi i sotëm me BE-në ngjan si dy pika uji me atë të NATO-s.

Lini një Përgjigje