Pikat kryesore
- Takimi, i u fokusua kryesisht në atë që organizatorët e cilësuan si “erozion i vazhdueshëm dhe gradual” i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
- Pjesëmarrësit ngritën gjithashtu shqetësime për ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon, përmes Serbisë, duke paralajmëruar se këto ndikime po reflektohen edhe në politikat e qeverisë aktuale në Shkup.
- “Erozioni” i marrëveshjes së Ohrit/ Dervishi: Po zvarritet qasja për përdorimin e Gjuhës Shqipe Pse në Ukrainë po vdesin më shumë rusë se kurrë më parë?
Vullnet Dervishi dhe Bruno Ceka, themelues të Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me organizatën “Albanians for America”, kanë zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën, ku u diskutua në detaje situata politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut. Takimi, i u fokusua kryesisht në atë që organizatorët e cilësuan si “erozion i vazhdueshëm dhe gradual” i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Përfaqësuesit shqiptarë paraqitën para kongresmenit Self dhe stafit të tij një pasqyrë të detajuar të diskriminimit sistematik që, sipas tyre, buron nga zbatimi i pjesshëm dhe selektiv i kësaj marrëveshjeje kyçe për stabilitetin ndëretnik në vend. Pjesëmarrësit ngritën gjithashtu shqetësime për ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon, përmes Serbisë, duke paralajmëruar se këto ndikime po reflektohen edhe në politikat e qeverisë aktuale në Shkup. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Erozioni” i marrëveshjes së Ohrit/ Dervishi: Po zvarritet qasja për përdorimin e Gjuhës Shqipe Pse në Ukrainë po vdesin më shumë rusë se kurrë më parë? VIDEO/ Sulm rus në Ukrainë, të paktën katër të vrarë