Pikat kryesore
- Takimi, i u fokusua kryesisht në atë që organizatorët e cilësuan si “erozion i vazhdueshëm dhe gradual” i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
- Në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News, Vullnet Dervishi, theksoi në këto takime iu kushtua rëndësi edhe marrëveshjes së Ohrit.
- Sa i përket situatës së Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut, Dervishi, nënvizoi se ka një qasje për ta zvarritur këtë çështje.
Vullnet Dervishi dhe Bruno Ceka, themelues të Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me organizatën “Albanians for America”, kanë zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan Keith Self, kryetar i nënkomisionit për Evropën, ku u diskutua në detaje situata politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut. Takimi, i u fokusua kryesisht në atë që organizatorët e cilësuan si “erozion i vazhdueshëm dhe gradual” i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News, Vullnet Dervishi, theksoi në këto takime iu kushtua rëndësi edhe marrëveshjes së Ohrit. Sa i përket situatës së Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut, Dervishi, nënvizoi se ka një qasje për ta zvarritur këtë çështje. “Fokusi ishte thelbi i procesit, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të barabartë me popullin maqedonas. Ruajtja e pushtetit apo dëshira e një grupi për të arritur në pushtet ka lënë mënjanë të gjitha detyrim e marrëveshjes, ashtu siç është edhe gjuha. Ligji pjesërisht na jep një status zyrtar të gjuhës shqipe, por e shohim që nuk zbatohet në plotësi dhe dalin mekanizma të tjera që nuk lejohet të zbatohet kjo qasje. Këtë ne e kemi bërë të ditur sepse nuk duhet lejuar që situata të denigrojë edhe më tej”, tha ndër të tjera ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Erozioni” i marrëveshjes së Ohrit/ Shqiptarët e Shkupit takim me kongresmenin Self Drejtësia, kritikë nga Amerika/ Kongresmeni Keith Self: U ngrit për njerëzit, por nuk po u shërben atyre