Pikat kryesore
- Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme për pak çaste brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të BBV, ku së bashku me Elvana Gjatën zgjodhën një skuadër fituese për aktrimin e një skeçi.
- Skuadra e Rogertit ishte ajo humbëse dhe Ermali tregoi sot në “Fan Club” se është “sulmuar” nga Rogerti.
- “Pata një incident me Rogertin, nuk e di nëse u vu re gjatë Prime.
Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme për pak çaste brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të BBV, ku së bashku me Elvana Gjatën zgjodhën një skuadër fituese për aktrimin e një skeçi. Skuadra e Rogertit ishte ajo humbëse dhe Ermali tregoi sot në “Fan Club” se është “sulmuar” nga Rogerti. “Pata një incident me Rogertin, nuk e di nëse u vu re gjatë Prime. Kur unë vendosa që do të fitues ky grupi që nuk ishte i Rogertit, filloi duke më sulmuar: ‘U shite’, ‘të blenë’, ‘të shitën’. Desha t’ia kapja njëherë kokën, t’ia vendosja dorën te balli dhe t’i thoja: ‘Dil satan, nga ky trup’, por nuk e bëra dot. Shaka, shaka. Nuk është aq i keq sa duket. /Top-Channel.Tv