Erdogan: Dënimi me vdekje për të burgosurit palestinezë i ngjashëm me politikat e Hitlerit

Erdogan: Dënimi me vdekje për të burgosurit palestinezë i ngjashëm me politikat e Hitlerit

Pikat kryesore

  • Erdogan deklaroi se gjeografia e Lindjes së Mesme, pjesë e së cilës është Turqia, ka përjetuar ditë të dhimbshme, të vështira dhe të errëta në vitet e fundit.
  • “Një konflikt dhe përplasje e nxehtë fillon përpara se të mbarojë një tjetër, për fat të keq.
  • Dhe në përgjithësi janë gratë dhe fëmijët e pafajshëm ata që mbajnë barrën e kësaj.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendimi i parlamentit izraelit për të vendosur dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë është “në thelb jo ndryshe nga politikat e Hitlerit kundër hebrenjve”. “Ajo që po bëhet është diskriminim, është racizëm, do të thotë zbatimi në Izrael i një versioni më të keq të regjimit të aparteidit që u rrëzua në Afrikën e Jugut në vitin 1994”, tha Erdogan në një takim të krahut të grave të Konferencës Ndërkombëtare të Partive Politike Aziatike (ICAPP). Erdogan deklaroi se gjeografia e Lindjes së Mesme, pjesë e së cilës është Turqia, ka përjetuar ditë të dhimbshme, të vështira dhe të errëta në vitet e fundit. “Një konflikt dhe përplasje e nxehtë fillon përpara se të mbarojë një tjetër, për fat të keq. Dhe në përgjithësi janë gratë dhe fëmijët e pafajshëm ata që mbajnë barrën e kësaj. Shumica dërrmuese e mbi 72,000 civilëve të vrarë pa mëshirë nga Izraeli në Gaza janë gra dhe fëmijë”. “Në 13 vjet e gjysmë të luftës civile në fqinjin tonë Siri, ata që paguan çmimin më të madh ishin përsëri gratë dhe fëmijët”, tha Erdogan. “Ndër viktimat e para të sulmeve ndaj një fqinji tjetër, Iranit, ishin përsëri gra dhe fëmijë. Në ditët e para të luftës, një sulm ajror në një shkollë në Minab mori jetën e mbi 165 fëmijëve të pafajshëm. Pavarësisht armëpushimit, bombardimet dhe politika e pushtimit të Izraelit kundër Libanit vazhduan të viktimizonin më shumë gratë dhe fëmijët”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Presidenti Erdogan pret në takim në Stamboll kreun e FIFA Erdogan: Çmimin e “luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme” po e paguan gjithë njerëzimi “Më shumë shkëmbime tregtare me Turqinë”, Rama në “Turkey today”: Biznesi turk të investojë në Shqipëri

Lini një Përgjigje