Erald Aga shpall Pronat, avokati : rastet më të shpeshta që çojnë qytetarët në dyert e…

Erald Aga shpall Pronat, avokati : rastet më të shpeshta që çojnë qytetarët në dyert e…

Pronat, avokati Erald Aga: Ja rastet më të shpeshta që çojnë qytetarët në dyert e gjykatave. Çështjet zgjasin me dekada Avokati Erald Aga ishte i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24 ku foli në lidhje me problematikat me pronat me ë cilat përballen qytetarët më shpesh. A u shpreh se problematikat më të mëdha lidhen e mungesën e dokumentacionit apo paplotësinë e tyre, çka ka ardhur me shkatërrimin e dokumenteve pas shtetëzimit të pronave në vitet e komunizmit. “Dy janë problematikat kryesore me pronës që hasin qytetarët, çështja administrative dhe ato në proceset gjyqësore. Për zgjidhjen e tyre kalon në një rrugë shumë të gjatë që zgjat me vite dhe dekada. Në 1991 kishte mungesë dokumentesh dhe qytetarët u detyruan të mbledhin më pas dokumentet. Një faktor kryesor që ende nuk kanë marrë pronat qytetarët pra është mungesa e dokumentacionit apo paplotësia e tyre. Edhe ata që kanë pasur në rregull dokumentacionin, ka pasur probleme ku punonjësi i kadastrës ka bërë mbivendosjen e pronave. Ndodh që ka edhe mbi vendosje titujsh, pra për një pronë janë lëshuar dy certifikata pronësie, apo më shumë”, tha ai loading…

Lini një Përgjigje