Pikat kryesore
- Një 22-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “Grumbullimi”, në Fushë Krujë.
- Sipas burimeve, autori i dyshuar, Riza Miri, është arrestuar nga Policia e Fushë Krujës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive banale ka goditur me thikë të riun.
- I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Një 22-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “Grumbullimi”, në Fushë Krujë. Sipas burimeve, autori i dyshuar, Riza Miri, është arrestuar nga Policia e Fushë Krujës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive banale ka goditur me thikë të riun. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burimet bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar dhe po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, autori në kërkim Plagosi me thikë 26-vjeçarin/ Tiranë, arrestohet autori EMRI/ Dy persona plagosin me thikë 29-vjeçarin në Korçë