Pikat kryesore
- Një aksion i gjerë i Policisë ka çuar në goditjen e tre call centerave në kryeqytet, të dyshuar për veprimtari të paligjshme.
- Shtatë persona janë arrestuar, dy të tjerë janë lënë nën masën “ndalim dalje jashtë vendit”, ndërsa plot 80 të shoqëruar po merren aktualisht në pyetje.
- Janë arrestuar Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami dhe Xhoji Hitaj,ky i fundit i akuzuar për vrasje me dashje në tentativë.
Një aksion i gjerë i Policisë ka çuar në goditjen e tre call centerave në kryeqytet, të dyshuar për veprimtari të paligjshme. Shtatë persona janë arrestuar, dy të tjerë janë lënë nën masën “ndalim dalje jashtë vendit”, ndërsa plot 80 të shoqëruar po merren aktualisht në pyetje. Janë arrestuar Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami dhe Xhoji Hitaj,ky i fundit i akuzuar për vrasje me dashje në tentativë. Masa “ndalim dalje jashtë vendit” është caktuar ndaj Aida Voklit dhe Ledjon Cenajt. Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet po marrin në pyetje dhjetëra persona të shoqëruar për të zbardhur të plotë aktivitetin e këtyre call centerave.