Pikat kryesore
- Gjykata e Lartë, ka bërë publike listën përfundimtare me kandidatët që përmbushin kriteret ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
- Zyrtarizimi i emrave vjen pas mbylljes së procesit për verifikimin e kushteve të përcaktuara në ligj.
- Procedura ishte hapur nga Gjykata e Lartë më 26 qershor 2026 dhe synon zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së: një gjyqtar nga gjykatat e shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.
Gjykata e Lartë, ka bërë publike listën përfundimtare me kandidatët që përmbushin kriteret ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Zyrtarizimi i emrave vjen pas mbylljes së procesit për verifikimin e kushteve të përcaktuara në ligj. Procedura ishte hapur nga Gjykata e Lartë më 26 qershor 2026 dhe synon zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së: një gjyqtar nga gjykatat e shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë. Sipas njoftimit, verifikimi është kryer në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Pas përfundimit të kësaj faze, Gjykata e Lartë ka zyrtarisht kandidatët që plotësojnë kërkesat ligjore. Në vijim të procedurës së nga Gjykata e Lartë më datë 26.06.2026, për zgjedhjen e një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, 1 një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit dhe 1 një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe pas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, bazuar në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Gjykata e Lartë zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë: Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë Sandër Simoni – Gjykata e Lartë Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Data e zhvillimit të Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, 25 shtator 2026, ora 10.00.