Pikat kryesore
- Arrestohet 33-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët (VIDEO) TIRANË- Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.
- Sipas policisë këta shtetas kanë dhunuar dhe grabitur shitësin e një biznesi duke i vjedhur 100 000 lekë të rinj.
- Të tre këta shtetas rezultojnë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës.
EMRAT/ Dhunuan dhe grabitën shitësin në Tiranë. Arrestohet 33-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët (VIDEO) TIRANË- Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Reaction”. Në pranga ka rënë 33-vjeçari Marash Aliaj. Ndërsa në kërkim janë Elton Humda dhe Genc Logu. Sipas policisë këta shtetas kanë dhunuar dhe grabitur shitësin e një biznesi duke i vjedhur 100 000 lekë të rinj. Të tre këta shtetas rezultojnë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Reaction”. Zbardhet një rast vjedhjeje me dhunë, ndodhur mëngjesin e djeshëm. Ushtruan dhunë ndaj shitësit të një biznesi dhe vodhën 100 000 lekë të rinj, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore nga Policia identifikohen 3 autorët e dyshuar. Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e 2 të tjerëve. Të tre autorët me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 pas njoftimit të marrë se tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, në një biznes (tabachino), në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 33 vjeç, i cili gjatë operacionit policor për kapjen e tij, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe u në kërkim shtetasit E. H., 35 vjeç dhe G. L., 34 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë 100 000 lekë të rinj shitësit të një biznesi duke e dhunuar fizikisht. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim. loading…