Elvis Rroshi kthehet në SPAK/ GJKKO kthen dosjen: Prokurori të shpjegojë ndryshimin e…

Elvis Rroshi kthehet në SPAK/ GJKKO kthen dosjen: Prokurori të shpjegojë ndryshimin e…

Pikat kryesore

  • Dosja në ngarkim të ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi është rikthyer sërish në SPAK nga Gjykata e Posaccme, me kërkesën që prokurori Elvin Gokaj të qartësojë akuzën që ka ngritur ndaj tij.
  • Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtare Rudina Palloj, e cila i la afat kohorë 2 javë organit të akuzës të shpjegojë pse e ndryshoi veprën penale të Rroshit nga “shkelje e barazisë në tendera” në “shpërdorim detyre”.
  • Prokuroria e Posaccme më herët kërkoi pushimin e 6 episodeve të shpërdorimit të detyrës për ish-kryebashkiakun për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Dosja në ngarkim të ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi është rikthyer sërish në SPAK nga Gjykata e Posaccme, me kërkesën që prokurori Elvin Gokaj të qartësojë akuzën që ka ngritur ndaj tij. Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtare Rudina Palloj, e cila i la afat kohorë 2 javë organit të akuzës të shpjegojë pse e ndryshoi veprën penale të Rroshit nga “shkelje e barazisë në tendera” në “shpërdorim detyre”. Prokuroria e Posaccme më herët kërkoi pushimin e 6 episodeve të shpërdorimit të detyrës për ish-kryebashkiakun për shkak të parashkrimit të veprës penale. Megjithatë Rroshi nuk do t’i shpëtojë ndjekjes penale, pasi ai akuzohet se ka shpërdorur detyrën edhe në 5 episode të tjera. Bëhet fjale për një dosje të vjetër pas një auditi te KLSH që u krye në periudhën janar 2013-dhjetor 2014, lidhur me abuzimet me tenderat në Bashkinë Kavajë, ccështje e cila kishte shkuar për pushim në gjykatën e Durrësit, por kjo e fundit moskompetencë duke ia deleguar materialet GJKKO. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protestat/ Rama nga “Porto Montenegro”: Na e kaluan njëherë topin për shalësh, por Shqipëria nuk do e humbasë më shansin historik Sulme izraelite në Gaza, të paktën 11 të vrarë Franca thërret liderë të shoqërisë civile izraelite dhe palestineze për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete

Lini një Përgjigje