Pikat kryesore
- Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.
Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin: A.S., 34 vjeç, banues në Cërrik. Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.