El Clásico për Superkupën e Spanjës: Barcelona – Real Madrid, gjithçka vendoset në Jeddah

El Clásico për Superkupën e Spanjës: Barcelona – Real Madrid, gjithçka vendoset në Jeddah

Pikat kryesore

  • El Clásico i 263-të në histori do të vendosë fituesin e Superkupës së Spanjës.
  • Të dielën në Jeddah të Arabisë Saudite, Barcelona dhe Real Madridi përballen në finalen e madhe, ku përveç trofeut, në lojë janë edhe prestigji dhe dominimi i parë i vitit 2026.
  • Dy rivalët e përjetshëm janë takuar tashmë këtë sezon, me Real Madridin që fitoi 2-1, duke i dhënë fund serisë prej katër fitoreve radhazi të Barcelonës në El Clásico.

El Clásico i 263-të në histori do të vendosë fituesin e Superkupës së Spanjës. Të dielën në Jeddah të Arabisë Saudite, Barcelona dhe Real Madridi përballen në finalen e madhe, ku përveç trofeut, në lojë janë edhe prestigji dhe dominimi i parë i vitit 2026. Dy rivalët e përjetshëm janë takuar tashmë këtë sezon, me Real Madridin që fitoi 2-1, duke i dhënë fund serisë prej katër fitoreve radhazi të Barcelonës në El Clásico. Megjithatë, katalanasit kanë kujtime të ëmbla nga Superkupa, pasi sezonin e kaluar e shkatërruan Realin 5-2 në finale, duke fituar trofeun e 15-të në histori. Barcelona e Hansi Flick vjen në finale në formë të shkëlqyer, pasi mposhti bindshëm Athletic Clubin 5-0 në gjysmëfinale. Gjendja e skuadrave Barcelona ka lajme pozitive nga infermieria, me vetëm Gavi, Ter Stegen dhe Christensen të dëmtuar. Lamine Yamal është konfirmuar i gatshëm për start, ndërsa Flick pritet të ruajë të njëjtën formacion nga gjysmëfinalja. Formacioni i mundshëm i Barcelonës (4-2-3-1): García; Kounde, Cubarsí, García, Balde; Pedri, De Jong; Yamal, Fermín, Raphinha; Ferran Torres. Te Real Madridi, vëmendja kryesore është te Kylian Mbappé. Francezi udhëtoi papritur me ekipin pas rikuperimit nga dëmtimi në gju dhe pritet të startojë, edhe pse jo 100% i gatshëm. Dyshime mbeten për Rodrygon, Rüdigerin dhe Asencion, ndërsa Militão dhe Brahim Díaz mungojnë. Formacioni i mundshëm i Real Madridit (4-2-3-1): Courtois; Valverde, Asencio, Huijsen, Carreras; Tchouaméni, Camavinga; Rodrygo, Bellingham, Vinicius Junior; Mbappé. Parashikimi Me 16 gola të shënuar në tri finalet e fundit të Superkupës mes këtyre dy ekipeve, spektakli dhe golat duken të garantuara. Barcelona vjen me një mbrojtje më të qëndrueshme, duke pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa Real Madridi ka probleme serioze në prapavijë për shkak dëmtimesh. Një ndeshje e hapur, me ritëm të lartë dhe shumë raste pritet në Xhedah, por avantazhi i lehtë i shkon Barcelonës, e cila synon ta mbrojë trofeun dhe të fitojë Superkupën e dytë radhazi. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/11/2026 09:37 El Clásico për Superkupën e Spanjës: Barcelona – Real Madrid, gjithçka vendoset në Jeddah 01/11/2026 09:15 Djali i Zlatan Ibrahimovic largohet nga Milani, bëhet me skuadër të re 01/11/2026 08:29 Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Superligën e basketbollit

Lini një Përgjigje