Edhe në Vushtrri, propaganda me emra drejtorash: Reagon ashpër Ferit Idrizi

Edhe në Vushtrri, propaganda me emra drejtorash: Reagon ashpër Ferit Idrizi

Pikat kryesore

  • Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që po qarkullon në rrjete sociale, ku pretendohet se janë zbuluar emrat e ekipit të tij qeverisës.
  • Ai e ka cilësuar këtë si një “lajm të pavërtetë” dhe pjesë të një propagande të orkestruar nga kundërshtarët politikë.
  • Ai ka theksuar se emrat e ekipit të tij qeverisës do të bëhen publikë nga e hëna e tutje, pas, siç tha ai, “fitores së madhe në zgjedhjet e së dielës”.

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që po qarkullon në rrjete sociale, ku pretendohet se janë zbuluar emrat e ekipit të tij qeverisës. Ai e ka cilësuar këtë si një “lajm të pavërtetë” dhe pjesë të një propagande të orkestruar nga kundërshtarët politikë. Sipas Idrizit, panika që ka përfshirë koalicionin Meholli–Tahiri në orët e fundit i ka shtyrë ata të shpërndajnë një lajm të rremë, të shoqëruar me një dizajn që ai e përshkroi si amatoresk “si në pamje, ashtu edhe në përmbajtje”. Ai ka theksuar se emrat e ekipit të tij qeverisës do të bëhen publikë nga e hëna e tutje, pas, siç tha ai, “fitores së madhe në zgjedhjet e së dielës”. “Hyj në zgjedhje me kokën lart, ndërsa nesër rezultati do të flasë vetë”, tha ai, duke ftuar qytetarët të mos ndikohen nga propagandat, të cilat, sipas tij, janë “pasqyra më e mirë e këtij koalicioni që do të marrë mesazhin e duhur nga qytetarët nesër.” Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend, Artmotion, njofton me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball Në zemër të Suharekës – aty ku çdo gjë është afër. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/08/2025 23:37 Edhe në Vushtrri, propaganda me emra drejtorash: Reagon ashpër Ferit Idrizi 11/08/2025 22:50 Gëzim Plakolli i LDK-së: Mitrovica duhet të bashkohet për të përkrahur Arian Tahirin 11/08/2025 22:45 Kusari: RTK po e çon përpara propagandën e VV-së, ndërkohë që Kurti tallet me familjet e 700 punëtorëve që kanë mbetur pa paga

Lini një Përgjigje