E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë gazetari i njohur (Emri+Foto)

Emilio Fede, një nga figurat simbol të televizionit italian, ka ndërruar jetë ditën e martë në moshën 94-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij, Sveva, për gazetën Corriere della Sera .

Gjendja shëndetësore e Fede ishte përkeqësuar ndjeshëm në ditët e fundit.

Prej kohësh ai ishte i shtruar në qendrën e kujdesit “San Felice” në Segrate, pranë Milanos.

Nga viti 1992 deri në 2012, edicioni informativ që drejtonte u bë zëri më hapur pro-Berluskonit në televizionin italian, një model që u dashurua dhe u kundërshtua me të njëjtën forcë.

Me stilin e tij të komentimit të theksuar emocional dhe editorialet dramatike, Fede u bë një figurë e pazëvendësueshme e ekranit.

“Jam drejtori më i kritikuar, por edhe më i ndjekuri ”, deklaronte ai vazhdimisht.

Karriera e tij pësoi një ndërprerje të menjëhershme në vitin 2012, kur u largua nga Mediaset pas përfshirjes në çështjen e njohur si “Ruby”.

Periudha e fundit e jetës së tij u shënua thellësisht edhe nga humbja e bashkëshortes së tij, Diana De Feo, gazetare dhe më pas deputete e Forza Italia.

Humbja e Dianës ishte, siç e përshkroi vetë ai, “dhimbja më e madhe” e jetës së tij.

Ata u martuan në vitin 1963 dhe qëndruan bashkë për gati gjashtë dekada.

Diana ndërroi jetë në qershor të vitit 2021, duke e lënë Feden të ve pas një jete të ndarë mes qyteteve, por me një lidhje të pandërprerë.

Kujtojmë se dy javë më parë, u nda nga jeta edhe një tjetër ikonë e televizionit italian, prezantuesi Pippo Baudo

Lini një Përgjigje