E rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt në det

E rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt në det

Pikat kryesore

  • Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e së enjtes në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi një infarkt kardiak.
  • Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte shkuar për pushime së bashku me familjen.
  • Rreth orës 11:30, menjëherë pasi kishte hyrë në det, ai është ndier keq dhe është drejtuar drejt bregut, ku ka humbur ndjenjat.

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e së enjtes në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi një infarkt kardiak. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte shkuar për pushime së bashku me familjen. Rreth orës 11:30, menjëherë pasi kishte hyrë në det, ai është ndier keq dhe është drejtuar drejt bregut, ku ka humbur ndjenjat. Pushuesit dhe familjarët kanë reaguar menjëherë, duke e nxjerrë në breg dhe duke njoftuar shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa ekipi mjekësor ka kryer manovrat e reanimimit, por pa arritur ta rikthejë në jetë. Dyshimet e para janë se 75-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak. Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes pritet të konfirmohen nga autoritetet kompetente pas përfundimit të veprimeve procedurale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Policia dhe zgjedhjet/ Mungesa e Skënder Hitës në komision përplasi mazhorancën e opozitën “The Wanted/ I dënuar me 24 vite burg për vrasje, arrestohet në Angli 60 vjeçari shqiptar VIDEO/ Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

Lini një Përgjigje