Pikat kryesore
- Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.
- Raportohet se policia është njoftuar që babai ka goditur me thikë vajzën.
- Mesohët se Mikel Ndoj ka goditur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj.
Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Raportohet se policia është njoftuar që babai ka goditur me thikë vajzën. Mesohët se Mikel Ndoj ka goditur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj. Sipas policisë i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit i cili ka ndërhyrë në momenitn që babai ka plagosur me thikë vajzën e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 12. Nuk dihen ende rrethanat apo motivi i këtij krimi. Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.