Pikat kryesore
- Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës.
- Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 16-vjeçare ka humbur jetën në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiorespirator.
- “Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 16-vjeçare ka humbur jetën në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiorespirator. “Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.”, sqaron policia.