Pikat kryesore
- Një rast shqetësues është raportuar pasditen e djeshme në polici pas gjetjes në fshatin Lanabregas të 11 qenve të ngordhur në kazanët e mbeturinave.
- Policia njofton se autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
- Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore.
Një rast shqetësues është raportuar pasditen e djeshme në polici pas gjetjes në fshatin Lanabregas të 11 qenve të ngordhur në kazanët e mbeturinave. Sipas policisë, denoncimi është bërë nga një anëtar i një organizate për mbrojtjen e kafshëve “Pasditen e djeshme, anëtari i një organizate për mbrojtjen e kafshëve, kallëzoi në Polici se në kazanët e mbeturinave, në fshatin Lanabregas, kishte konstatuar 11 kafshë (qen) të ngordhur”, njofton policia. Policia njofton se autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore.