Pikat kryesore
- E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takim kokë më kokë me ministrin Gogu, Van Horn: Të jemi një front i përbashkët kundër kundërshtarëve!
- E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Ambasadën e Tiranës, Nancy Van Horn, zhvilloi njw takim me ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.
- Van Horn i ka bërë me dije Gogut se këto fusha janë me interes edhe “në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve”, për të mbajtur dy vendet e sigurta.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takim kokë më kokë me ministrin Gogu, Van Horn: Të jemi një front i përbashkët kundër kundërshtarëve! E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Ambasadën e Tiranës, Nancy Van Horn, zhvilloi njw takim me ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu. Ambasada e SHBA-ve me një postim në rrjetin social Facebook konfirmoi takimin dypalësh, ku është diskutuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, që SHBA-të i konsiderojnë thelbësore. Van Horn i ka bërë me dije Gogut se këto fusha janë me interes edhe “në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve”, për të mbajtur dy vendet e sigurta. Postimi i Ambasadës së SHBA-ve: “E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu për të kuptuar agjendën e tij ligjvënëse dhe për të identifikuar fusha që përputhen me interesat e Shteteve të Bashkuara. Ata diskutuan shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, të cilat SHBA i konsideron thelbësore në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve tanë dhe për të mbajtur vendet tona të sigurta”. loading…